Agjencia Telegrafike Shqiptare

IRAN – Teherani: Programi ynë hapësinor joushtarak

TEHERAN, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami mohoi sot deklaratat e Uashingtonit sipas të cilave program hapësinor i republikës islamike kishte një aspekt ushtarak, disa ditë pas përpjekjes së re të Teheranit për të lëshuar një satelit në orbitë.

“Dosja e pajisjeve për lëshimin e satelitëve dhe e satelitëve është një çështje civile”, tha Hatami.

Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo e akuzoi dje Iranin se po kërkon të forcojë kompetencat e tij për raketa balistike përmes lëshimit të satelitëve.

“Ne mund të përdorim një satelit për qëllime mbrojtëse, por pajisja e lëshimit në hapësirë është një dosje që nuk është aspak mbrojtëse dhe është një e drejtë absolute dhe e përcaktuar e kombit iranian”, vazhdoi ai.

Të dielën, Irani lëshoi drejt hapësirës një satelit të ri për vëzhgime shkencore, ”Zafar”, por nuk arriti ta vendoste në orbitë./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version