BRUKSEL – Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s bien dakord për riforcimin e misionit trajnues në Irak

BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord për të përforcuar misionin e trajnimit të aleancës në Irak, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me qeverinë e Irakut, theksoi në një mesazh në Twitter sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Sipas burimeve të NATO-s, zyrtarët kërkojnë të zhvendosin disa aktivitete trajnimi nga forcat e koalicionit global të udhëhequra nga SHBA-ja kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik në Irak, në misionin e NATO-s në po të njëjtin vend, në pritje të miratimit nga Bagdati.

Stoltenberg shtoi gjithashtu se NATO po rrit luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.