Turizmi, tregtia, industria dhe ndërtimi sektorët më të kredituar në tremujorin e fundit 2019

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Sektorët e turizmit, tregtisë, industrisë dhe ndërtimit janë sektorët më të kredituar nga bankat gjatë 3-mujorit të fundit 2019.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, bizneset e këtyre sektorëve te ekonomisë, kanë marrë mbështetjen më të madhe nga kreditimi. Kjo për vetë faktin e trendit në zhvillim që po shënojnë këto sektor dhe potencialeve që bartin për zgjerimin e punësimit dhe rritjen e të ardhurave.

Ritmet e rritjes së kredisë për sektorët e turizmit dhe tregtisë u përmirësuan në përkatësisht 10,6% dhe 7,6%. Ndërkohë, portofoli i kredisë për industrinë dhe ndërtimin shënuan përkatësisht 9,7% dhe 2,5%.

Ndërsa bujqësia shfaqi tkurrje të lehtë të kredisë krahasuar me një vit më parë.

Zgjerimi i portofolit të kredive për sektorin e industrisë, tregtisë dhe shërbimeve, shënuan rritje të peshës së tyre ndaj totalit, në përkatësisht 25,1%, 44,7%, 14,8% në fund të vitit 2019, bën të ditur Banka e Shqipërisë. /e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.