SHKUP – Di Maio: Italia mbështet anëtarësimin e MV në BE

SHKUP, 11 shkurt /ATSH-ANSA/- Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut  siguroi mbështetjen e plotë për anëtarësimin e vendit të vogël ballkanik në BE.

“Keni mbështetjen time dhe të Italisë që vendi juaj të bëhet një anëtar i BE-së”, deklaroi Di Maio në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Di Maio tha se ishte i sigurt se “negociatat me Brukselin do të mund të hapen në pranverë”.

Mbështetja e Italisë për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut u theksua nga Di edhe gjatë një takimi që pati me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.

Kreu i shtetit, Pendarovski ka falënderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme për integrimit europian dhe për ratifikimit nga ana e parlamentit italian të pranimit të MV në NATO./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.