SHBA – Abbas: Do ta luftojmë me mjete paqësore planin e SHBA-së për Lindjen e Mesme

OKB, 11 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dënoi sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së planin e presidentit amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, duke thënë se legjitimon atë që është e paligjshme.

“Ky është një plan parazbrazës izraelito-amerikan, në mënyrë që t’i japë fund çështjes së Palestinës. Ai u refuzua nga ne, sepse e konsideron Jeruzalemin lindor jo më nën sovranitetin e shtetit të Palestinës”, theksoi Abbas.

“Ne do të përballemi në terren me të dhe do ta luftojmë me mjete paqësore”, vazhdoi lideri palestinez.

Abbas e përfundoi fjalimin duke thënë se palestinezët dhe izraelitët kanë vetëm një zgjedhje, të jenë partnerë, të jenë fqinjë, secili në vendin e tij sovran. / /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.