Paketa antishpifje/ Delegacioni i opozitës, takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Një delegacion i opozitës, i përbërë nga Albana Vokshi, Genc Pollo dhe Edmond Haxhinasto zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias që po vizitojnë vendin tonë.

Pas përfundimit të takimit Albana Vokshi tha për mediet se “qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane”.

“Dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi, kërkon të kontrollojë median online. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”, – tha Vokshi.

“Ne besojmë që opinioni i Komisionit të Venecias do të jetë objektiv ndaj dhe i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministri të zbatojë opinionin e këtij komisioni kur ta nxjerrë për paketën antishpifje”, tha Vokshi.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.