Korçë, vazhdon puna për rimodelimin e lulishtes “Shën Maria”

TIRANË, 10 shkurt /ATSH – I. Vata/- Bashkia Korçë vazhdon puna për rimodelimin e lulishtes “Shën Maria”.

Pas sistemimit të trotuareve, shtimit të stolave dhe vendosjes së ndriçuesve LED, ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Bashkia Korçë po kujdeset për mbjelljen e pemëve dekorative në këtë zonë.

“Rreth 50 pemë të reja janë mbjellë përgjatë rrugës “Midhi Kostani” ndërkohë edhe 30 të tjerë do të mbillen tek lulishte “Shën Maria”, sqaroi bashkia.

Rimodelimi i lulishtes “Shën Maria” parashikon të këtë kënde lojërash, parqe të rregulluara me pemë dekorative, lule si dhe rimodelim të bordurave me gurë të gdhendur.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.