KLP emëron prokurorë në rrethe 10 magjistratë të diplomuar në vitin 2019

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme caktoi në detyrën e prokurorit 10 magjistratë të rinj, të diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës.

Gëzim Spahiu emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë shkallës së parë në Shkodër.

Florian Boriçi emërohet prokuror dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së parë në Krujë.

Ledion Tema emërohet prokuror dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së pare në Berat.

Gjergj Ceka emërohet prokuror dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së parë në Korçë.

Adnan Hoxha emërohet prokuror dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së parë në Gjirokastër.

Pierin Çukaj emërohet prokuror dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së parë në Pukë.

Ermina Manelli emërohet prokurore dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së parë në Gjirokaster.

Alba Dhima emërohet prokurore dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së parë në Sarandë.

Xhoana Mehmetaj emërohet prokurore dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së parë në Dibër.

Aurora Hajro emërohet prokurore dhe caktohet në Prokurorinë e shkallës së parë në Sarandë./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.