Gramsh/ Vijon puna për rehabilitimin e ujësjellësit, përfitojnë rreth 19 mijë banorë

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Në Gramsh vijon puna për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, i cili do të furnizojë më ujë të pijshëm dhe cilësor rreth 19 mijë banorë.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve bën të ditur se “ujësjellësi i ri do të rrisë sasinë e ujit/frymë me trefishim të kapacitetit aktual si dhe do të eliminojë ndotjen e ujit”.

Sipas AKUKIM-së, do të lidhen në masën 100% me matësa abonentët, si dhe do të prihen lidhjet e paligjshme.

“Ujësjellësi ri përshin funksionimin e plotë të investimeve ekzistuese: rikonstruksionin e depos 2000 m3 dhe shfrytëzimin me kapacitet të plotë”, – tha AKUK.

Investimi ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit do zgjidhë përfundimisht edhe furnizimit e pandërprerë me ujë në disa zona të qytetit dhe në disa fshatra përreth. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.