BRITANI E MADHE – Sturgeon: Gjykatat mund të luajnë rol në nxitjen për pavarësi

LONDËR, 11 shkurt /ATSH-DPA/-Kreu i Partisë Kombëtare Skoceze, Nicola Sturgeon, tha sot se gjykatat mund të ndihmojnë në vendimin nëse dhe si Skocia mund të mbajë një referendum për pavarësinë, mes kundërshtimeve nga ana e qeverisë britanike.

Një sondazh i fundit i YouGov sugjeroi se 51 % e votuesve skocezë janë në favor të pavarësisë.

“Çeshtja nëse parlamenti skocez ka ndonjë aftësi për të zhvilluar një referendum ligjor, nuk është provuar në gjykatë”, vazhdoi ajo.

Ajo sugjeroi se mund ta provojë çështjen në gjykatë, nëse bëhet e domosdoshme për t’i dhënë fund rrugës pa krye mes qeverisë skoceze dhe asaj konservatore të kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Johnson e ka përjashtuar mundësinë e një referendum tjetër, duke këmbëngulur se çështja u zgjidh me një votim “një herë në një gjeneratë” në vitin 2014, ku 55 % e votuesve kundërshtuan pavarësinë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.