100-vjetori i kryeqytetit, Zhupa: Tirana sot në betejë për të ruajtur vlerat

TIRANË, 10 shkurt /ATSH – I. Vata/ Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se Tirana është në betejë me të keqen.

“Tirana sot është në betejë për të ruajtur identitetin e saj, në betejë për të ruajtur historinë e saj, për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Është në betejë për të ruajtur ajrin e saj, për të ruajtur hapësirat publike, për të ruajtur vlerat e saj. Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, transportin dinjitoz, kopshtet dhe shkollat e sigurta”, u shpreh Zhupa.

“Tirana dhe ne qytetarët e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetorët e tjerë me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt”, tha Zhupa. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.