Siguria ushqimore/ Mbi 1800 kontrolle, 173 masa administrative, 1.4 milionë lekë gjoba në një javë

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ 1864 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, 173 masa administrative dhe 1.4 milionë lekë gjoba, është bilanci i punës së kryer në një javë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), për rritjen e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

AUK bën të ditur se gjatë javës 31 janar – 06 shkurt, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, ka kryer 512 inspektime të programuara sipas planit vjetor dhe 68 inspektime të paprogramuara. AKU po ashtu, ka marrë 122 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 275 tregues analitik, nga të cilat 2 kanë rezultuar jo konform ligjit.

Ndërsa në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1284 ngarkesa, duke marrë 41 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform ligjit.

Sipas AKU-së, për shkeljet e evidentura janë marrë masa administrative për “bllokim produkti” për 0.1 ton produkte ushqimore, “asgjësim produkti” për 6 ton (pije freskuese, nënprodukte qumështi, mish dhe nënprodukte mishi etj) dhe 1 masë administrative “ndërprerje aktivitetit”.

Gjithashtu, janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (77 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj,

Janë adresuar 25 kërkesa për notifikimin e 215 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 136 etiketa, ndërsa 79 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim,

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet e-mail-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 9 raste denoncimi nga qytetarët, raste të cilat i ka ndjekur me përparësi. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.