Parashikimi i motit, 10 shkurt 2020

TIRANE, 10 shkurt/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave.

Deri në mesjavë, parashikohet që reshjet e përkohshme të shiut të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiteti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar.  Parashikohet që deri në këtë ditë, erërat hera herës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.