Agjencia Telegrafike Shqiptare

KINË – PBOC: 43 miliardë dollarë për kompanitë e dëmtuara nga koronavirusi

PEKIN, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Banka Qendrore Kineze (PBOC) ka përgatitur një operacion financiar në vlerën e 300 miliardë juanëve (43 miliardë dollarë) për të mbështetur kompanitë në mes të krizës së koronavirusit.

Kësti i parë i këtij financimi do të shkojë për institucionet financiare që janë të angazhuar në huadhënie të kompanive aktive që po merren me parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Zëvendësguvernatori, Liu Guoqiang theksoi se ”nëntë banka kombëtare dhe 10 lokale në provinca dhe qytete, janë të kualifikuara për të përfituar nga ky program special”./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version