Agjencia Telegrafike Shqiptare

ITALI – Vdes sopranoja e njohur Mirella Freni

ROMË, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Mirella Freni, një soprano e njohur italiane, vdiq në moshën 84-vjeçare, njoftoi dje kryebashkiaku i vendlindjes së saj, Gian Carlo Muzzarelli në Modena.

“Modena dhe bota kanë humbur Mirella Frenin. Një zë i shkëlqyeshëm i Modenas, një grua, artiste dhe shoqe u nda nga ne”, shkruajti Muzzarelli në Facebook.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Freni vdiq në shtëpi pas një beteje të tejzgjatur me një sëmundje, vetëm disa javë nga ditëlindja e saj e 85-të, që do të ishte më 27 shkurt.

Këngëtarja doli në pension në vitin 2005 pas një karriere 50-vjeçare.

Një ndër rolet më të famshme në repertorin e saj ishte Mimi, në veprën “La Boheme” të Giacomo Puccini-t./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version