Inovacion në rrugët e Tiranës, sinjalistikë e re në shërbim të qytetarëve

TIRANË, 10 shkurt/Në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet, Bashkia ka ndërmarrë një nismë artistike duke ndryshuar sinjalistikën rrugore, duke e sjellë atë sa më inovative dhe interesante.

Nëpër rrugët e Tiranës, janë vendosur tabela informuese ndryshe nga ato që kemi parë deri më tani, pasi sinjalistika standarde është zëvendësuar me figura të reja, që këshillojnë qytetarët për hapat që duhet të ndjekin, për të garantuar sigurinë në rrugë.

“’Ju pëlqen sinjalistika e re? Tirana100 ”, – thotë kryetari i bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj teksa ndan edhe një foto nga sinjalistika e re në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës gjatë ditëve të fundit ka ndërhyrë në të gjitha rrugët, duke vendosur sinjalistikë moderne në funksion të qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.