GJERMANI – Berlini kundër kërkesave më të rrepta mjedisore të BE-së për makinat

BERLIN, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane dhe ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze, nuk janë në favor të kërkesave më të rrepta mjedisore për makinat në Bashkimin Europian, njoftoi të hënën një zëdhënës i ministres.

“Ne vendosëm nivele të reja të emetimeve vitin e kaluar, ato janë shumë ambicioze dhe qëndrojnë”, tha ai.

Një zëdhënëse e ministrit gjerman të Ekonomisë, Peter Altmaier, gjithashtu vuri në dukje shtrëngimin e fundit të kërkesave, duke thënë se tani duhet të ketë siguri për të planifikuar qëllimet, në mënyrë që ristrukturimi në sektorët ekonomikë të mund të ketë sukses./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.