FISHË TEKNIKE – Katër pasardhësit e mundshëm të Angela Merkel

BERLIN, 10 shkurt /ATSH-AFP/ – Pas tërheqjes së njoftuar sot nga Annegret Kramp-Karrenbauer, katër kandidatë potencialë u shfaqën në kampin konservator për të kandiduar për postin e kancelarit në fund të vitit 2021, kur Angela Merkel të përfundojë mandatin e saj të katërt dhe të fundit.

Friedrich Merz

Ky avokat 64-vjeçar, armik i vjetër i kancelares, që e kishte distancuar në vitet 1990, u mund në dhjetor 2018 nga Kramp-Karrenbauer, e ashtuquajtur AKK, për presidencën e partisë.

Armin Laschet

Baroni lokal, Armin Laschet, me profil më konsensual se Friedrich Merz, drejton federatën më të madhe të Unionit Kristiandemokrat (CDU) në Renani-Vestfalia Veriore, rajon që ai qeveris. Ky 58-vjeçar, i afërt i kancelares është i pranueshëm gjithashtu për grupet shumë konservatore të partisë, veçanërisht për shkak të luftës kundër bandave kriminale.

Jens Spahn

I riu dhe ministri ambicioz i Shëndetësisë, puna e të cilit është përshëndetur në mënyrë absolute në këtë post, është klasifikuar në krahun e djathtë të partisë dhe në kampin anti-Merkel. Në kohën kur kancelarja drejtonte partinë me dorë të hekurt, ai kishte guxuar ta kritikonte politikën e saj migratore, sipas tij laksiste në 2015, kur qindra mijëra refugjatë sirianë apo afganë u dyndën drejt Gjermanisë.

Markus Söder

President që prej më shumë se një viti i partisë Kristiansociale CSU, lëvizja bavareze, aleate e CDU-së, është pjesë e kandidatëve të përmendur për kancelarinë në 2021. Ky mbështetës i vlerave tradicionale të krishtera, 53 vjeç, është përpjekur të qendërzojë imazhin e ti duke zbuluar këto muajt e fundit një pasion për mbrojtjen e mjedisit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.