BRUKSEL – Jourova: KE luftë të ashpër kundër gjuhës së urrejtjes në internet

BRUKSEL, 10 shkurt /ATSH-AFP/-Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jourova, shprehu sot vullnetin e saj për të goditur rrjetet sociale që përçojnë gjuhën e urrejtjes, duke thënë se koha për marrëveshje jo detyruese ka mbaruar.

“Ne po bashkëpunojmë shumë mirë me Facebook, Google, Twitter, Microsoft etj., por ka lojtarë të rinj, siç është grupi Tik Tok, me të cilët nuk po shoh të arrijmë ndonjë marrëveshje”, tha Jourova.

“Ne kemi nevojë për rregulla të qëndrueshme, për të garantuar që përmbajtjet e paligjshme të mos lulëzojë në internet”, vazhdoi ajo.

Facebook, Twitter, YouTube dhe Microsoft nënshkruan në maj 2016 një “kod sjelljeje”, sipas të cilit ata angazhohen pranë Komisionit për procedura të qarta dhe efikase, për të kontrolluar në më pak se 24 orë, sinjalizimet për përdorim të gjuhës së urrejtjes, të shpërndara në Europë dhe për t’i fshirë ato nëse është e nevojshme./ /ervo/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.