Shërbimet online/ 81027 dokumente të shkarkuara nga e-Albania

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Gjatë kësaj jave në portalin e-Albania janë regjistruar 13116 përdorues të rinj , 46008 përdorues të portalit si dhe 247118 përdorues të shërbimeve elektronike.

Referuar të dhënave të bëra publike, në portalin e-Albania gjatë një jave janë gjeneruar 53373 certifikata, 4476 vërtetime tatimore nga bizneset si dhe 11275 aplikime për shërbime konsullore nga shqiptarët janë shtetit.

Ndërkaq, numri  i dokumenteve me vulë elektronike të shkarkuara në portal gjatë një jave kap shifrën e 81027.

Portali unik qeveritar shumë funksional e-Albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.