Policia godet një aktivitet të palejuara të lojërave të fati, në pranga pronari i lokalit

TIRANË, 9 shkurt /ATSH – I. Vata/- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka goditur sot një rast të organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.

Si rezultat i aksioni të Policisë së Tiranës është arrestuar pronari i lokalit si dhe janë proceduar 6 shtetas të tjerë.

Policia e Shteti shpjegon dinamikën e aksionit, ku shprehet se  “Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë .Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh”, sqaron olicia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.