FOTO/Shqipëria destinacion turistik, shiten të gjitha biletat e “Kala Festival 2020”

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/Shqipëria mbetet një nga vendet me tërheqëse dhe më të kërkuara turistike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi thotë se këtë gjë e tregon edhe shitja e biletave të  “Kala Festival 2020” , festival i cili organizohet për të disatin vit radhazi në Dhermi. Sipas tij, standardi i shërbimit në Shqipëri rriten nga viti në vit.

“Falë të gjitha biletave të shitura për “Kala Festival 2020” festival i cili organizohet për të disatin vit radhazi në Dhermi, u dëshmua edhe njëherë se Shqipëria është një nga vendet me tërheqëse dhe më të kërkuara turistike. Standardi i lartë i shërbimit të hoteliereve ka bërë që turizmi të jetë i qëndrueshëm dhe gjithmonë e më shumë në rritje vit pas viti”, -thotë Klosi.

Ky festival, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë. Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë. Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij zhvillohen dhe ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare.

Në 2019 në festival morën pjesë 5 mijë të rinj, jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga Zelanda e Re, Australia, Amerika. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.