Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Vendimtare për koronavirusin java e tretë e shkurtit

PEKIN, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një zvogëlim i ndjeshëm i përhapjes së koronavirusit në Kinë mund të fillojë në ditët e para të javës së tretë të shkurtit, pasi vetëm atëherë do të dihet nëse metodat e frenimit kanë qenë ato të duhurat, deklaroi Ian Lipkin, shef i Qendrës për Infeksionet dhe Imunitetin i Columbia University.

”Ardhja e pranverës dhe temperatura më të larta mund të zvogëlojnë përhapjen e virusit… dhe nxjerrjen e personave nga ambientet e mbyllura ku rreziku është përherë më i madh”, tha Lipkin në një konferencë shtypi me median.

”Ka dy momente të rëndësishme: rifillimi i punës dhe hapja e shkollave, pas Vitit të Ri Hënor kinez”, theksoi ai.

“Në këtë moment do të kuptojmë nëse jemi në telashe apo jo”, përfundoi Lipkin.

Në vitin 2003, Lipkin ka qenë pjesë e OBSH-së dhe e autoriteteve kineze me rastin e epidemisë së SARS-it./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version