​Thaçi: Së shpejti do të ndodhë njohja reciproke Kosovë-Serbi

PRISHTINE, 9 shkurt/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se nën udhëheqjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, ka besim të plotë se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të përmbyllet së shpejti me njohje reciproke.

Thaçi shprehet se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thekson Presidenti Thaçi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.