Bardhi: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të zgjidhin krizën politike

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi sot se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike.

Shqiptarët, tha ai, duan ndryshimin.

Në një deklaratë për mediet, Bardhi tha se mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qëndron në themel të krizës në Shqipëri.

“Partia Demokratike shpreh bindjen e palëkundur se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale. Qytetarët shqiptarë, njësoj si qytetarët e Bashkimit Europian meritojnë të kenë një qeveri qendrore dhe një pushtet lokal të zgjedhur me votë të lirë”,- nënvizoi Bardhi. /a.gjonaj/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.