ZVICËR – Dorëhiqet drejtori i “Credit Suisse” pas një skandali spiunazhi

ZYRIH, 7 shkurt /ATSH-AFP/ – Banka “Credit Suisse” njoftoi sot dorëheqjen e drejtorit të saj të përgjithshëm, Tidjane Thiam, i kompromentuar nga skandali i veprimtarive të spiunazhit, që kanë lidhje me ish-drejtues të saj dhe organizatën “Greenpeace”.

“Credit Suisse” u trondit nga hetimi i ish-drejtorit të saj të menaxhimit të pasurive ndërkombëtare, Iqbal Khan, pas largimit të tij të papritur për t’u bashkuar me bankën konkurruese UBS.

Dosja pati një rikthim të dytë në dhjetor, kur banka u përball me një rast të dytë spiunazhi, këtë herë në lidhje me ish-drejtorin e burimeve njerëzore.

Thiam do të zëvendësohet nga Thomas Gottstein, i cili aktualisht drejton aktivitetet e bankës për tregun zviceran./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.