SPANJË – Një ekspert i OKB-së kritikon nivelin e lartë të varfërisë

MADRID, 7 shkurt /ATSH-AFP/ – Spanja ka dështuar plotësisht në përgjegjësitë e saj kundrejt personave në varfëri, situata e të cilëve klasifikohet mes më të këqijave të BE-së, pavarësisht një rimëkëmbjeje të fortë pas krizës, konfimoi një ekspert i OKB-së në përfundim të një misioni hetimi në vend.

Në përfundim të një turneu 12 ditor, Raportuesi Special mbi varfërinë ekstreme, Philip Alston deklaroi se kishte vizituar zona që shumë spanjollë nuk identifikoheshin si pjesë e vendit të tyre dhe tregoi nivele të larta tronditëse të pabarazisë.

Nëse ai përshëndeti afrimin e qeverisë së re të bashkimit të së majtës si një rreze shprese, ai shpreson që veprimet e tij të jenë në lartësinë e fjalimeve të tij.

Në pushtet që nga qershori 2018, socialisti Pedro Sanchez formoi në janar një qeveri, në koalicion me të majtën radikale të Podemos, që premtoi se do të angazhohej me vendosmëri në politika për të luftuar varfërinë.

Ekonomia e katërt e zonës euro, Spanja drejtohej më parë nga konservatori, Mariano Rajoy (2011-2018)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.