RUSI – Përfundon pa marrëveshje takimi Putin-Lukashenko

MOSKË, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Takimi i presidentit rus Vladimir Putin, me homologun e tij bjellorus Aleksandër Lukashenko, përfundoi pa marrëveshje për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje lidhur me naftën, që ka përkeqësuar marrëdhëniet e tyre, tradicionalisht të forta.

“Vendosëm të vazhdojmë bisedën tonë jo një me një, por me ata që janë të përfshirë në këtë proces”, deklaroi Lukashenko pas takimit në qytetin rus Sochi.

Javët e fundit Lukashenko ka akuzuar Rusinë, aleatin më të ngushtë të Bjellorusisë, për pagesë më të lartë nafte dhe mospërmbushje të një marrëveshje furnizimi.

Mediet shtetërore ruse raportuan se një delegacion që përfshinte ministrin rus të Energjisë Aleksandër Novak, nuk ishte në gjendje të mbërrinte në mbledhje në kohë për shkak të një vonese fluturimi is pasojë e motit të keq. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.