Hapja e negociatave për Shqipërinë/ Franca pro metodologjisë së BE-së : I rëndësishëm e pozitiv

BRUKSEL, 7 shkurt /ATSH-EUROPEAN WESTERN BALKANS/ – Franca mirëpriti ndryshimet e propozuara të Bashkimit Europian në mënyrën e pranimit të anëtarëve të rinj, qasje që mund të lehtësojë rrugën drejt anëtarësimit për vendet e Ballkanit, pas bllokimit të negociatave të anëtarësimit nga presidenti Emmanuel Macron.

“Është një hap në drejtimin e duhur”, deklaroi një zyrtar i Elysee në Paris.

“Po propozohet një ndryshim i vërtetë i metodologjisë. Është një propozim i rëndësishëm dhe pozitiv” .

Komisioneri Europian për zgjerimin Oliver Varhelyi, zbuloi një metodologji të re për pranimin e vendeve të reja anëtare. Propozimet do i japin anëtarëve ekzistues të BE-së më shumë fuqi për të ndaluar ose mbrojtur procesin e pranimit të shteteve të reja, ose për të detyruar ato të rifillojnë bisedimet e pranimit në disa fusha të politikave.

Reformat u imponuan nga Macron, i cili bllokoi fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një vendim që liderët e BE-së e përshkruan si gabim historik dhe kërkuan ndryshime në të ashtuquajturin procesin e zgjerimit të bllokut. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.