GJERMANI – CDU, thirrje për kandidat kompromisi lidhur me zgjidhjen e krizës në Thuringia

BERLIN, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Kristian demokratët (CDU) e Gjermanisë sugjeruan që të Gjelbërit ose Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), të propozojnë një kandidat në garën për kryeministrin e shtetit Thuringia, pasi fituesi i mëparshëm u tërhoq.

Liderja e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer bërisot  propozimin në Berlin, pas një takimi me partinë e saj konservatore mbi krizat, që u bë pjesë e polemikës kur së bashku me partinë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), votuan për të zgjedhur kryeministrin e shtetit qendror.

Votimi që u zhvillua të mërkurën, ishte hera e parë që AfD, ndihmoi për të votuar një kryeministër të shtetit. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.