SOFJE – Bullgaria ndryshon legjislacionin për të avancuar drejt euros

SOFJE, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Bullgaria po përgatitet për t’iu bashkuar mekanizmit europian të barazisë, një trampolinë për integrimin në zonën euro, ende larg, por procesi i të cilit tashmë po trazon vendin më të varfër në BE.

Parlamenti Bullgar miratoi një ndryshim legjislativ sipas të cilit vlera e monedhës kombëtare do të vendoset tashmë me vendet e zonës euro dhe BQE-në.

Deri tani ajo vendosej nga Banka Qendrore, e parashikuar në ligj dhe e pandryshuar që prej vitit 1999.

“Ky tekst thelbësor heq pengesën e fundit zyrtare për hyrjen, që mendohet në fund të prillit, në “antidhomën e euros”, sipas ekonomistit Petar Ganev, nga Instituti i Ekonomisë së Tregut në Sofje.

Bullgaria dëshiron të integrojë bashkimin bankar dhe mekanizmin e kursit të këmbimit (ERM II), domethënë kuadrin e rregullimit bankar të zonës euro dhe sistemin e barazisë fikse, në të cilën një shtet duhet të mbetet të paktën dy vjet para se të miratojë monedhën unike./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.