Siguria rrugore/ Arrestohen 8 shoferë dhe bllokohen 8 makina, plan masash për ndëshkimin e “të fortëve”

TIRANË, 6 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/- Policia e Fierit ka arrestuar 8 drejtues mjetesh, pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi, si dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër.

Në aksionin për parandalimin e aksidenteve rrugore, policia ka harruar një plan masash ë posaçëm për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe moto-mjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

“Policia Rrugore e Qarkut Fier gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8 shtetas për drejtim mjeti të pa pajisur me leje drejtimi dhe ka kapur 1 shtetas të shpallur në kërkim. Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, policia rrugore ka hartuar një plan masash të posaçëm për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe moto-mjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore”-, njofton Policia e Fierit.

“Nga kontrollet e ushtruara gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 8 shtetas për drejtim të mjetit të pa paisur me leje drejtimi si edhe u kap 1 shtetas i cili ishte në kërkim për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit””,- thuhet në njoftim.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm pasi u kapën duke drejtuar moto-cikletën pa leje drejtimi: N. Sh., 58 vjeç, banues në Lushnjë. A. O., 52 vjeç, banues në Divjakë. A. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë. F. P., 52 vjeç, banues në Lushnjë. A. M., 37 vjeç, banues në Peqin. V. P, 53 vjeç, banues në Lushnjë.I. H, 33 vjeç, banues në Divjakë. D. H., 21 vjeç, banues në Fier për drejtimin e automjetit tip “Benz” pa leje drejtimi”,- bëhet me dije në njoftim.

“U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: A. R, 57 vjeç, banues në Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”. Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë bllokuar 8 motomjete, janë proceduar për Komision 26 drejtues mjetesh për paligjshmëri në fushën e transportit të udhëtarëve”-, vijon njoftimi.

:Gjatë 24 orëve të fundit u vendosën 268 masa administrative nga të cilat 121 masa ne fushën e sigurisë rrugore (pa kaska mbrojtëse, pa rrip sigurimi, parakalim i gabuar dhe përdorim celulari). Sektori i Policisë Rrugore në DVP Fier do vazhdoi punën për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë normat e sjelljes sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor”,- përfundo njoftimi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.