Raporti i “Standard and Poor’s” / Basha: Qeveria rrezikon borxhin publik

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi sot lidhur me raportin e agjencisë së vlerësimit financiar “Standard and Poor’s” mbi ekonominë shqipatre.

Sipas Bashës, agjencia “Standard and Poor’s” për korrupsionin vlerëson se Korporata e Investimeve rrezikon ekonominë.

“Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë. Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve”, deklaroi Basha./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.