Rama në OKB: Zgjidhja e krizës në Ukrainë, sfida më e ngutshme e sigurisë në Europë

TIRANË, 6 shkurt /ATSH – I. Vata/ “Zgjidhja e konfliktit në Ukrainës dhe zbatimi i marrëveshjes së paqes është një nga prioritet e OSBE-së në 2020”, deklaroi sot Kryetari i OSBE-së dhe njëherazi Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ka prezantuar prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Në fjalën e tij Rama tha se ishte i nderuar që i drejtohej këtij Këshilli të shquar në cilësinë e kryetarit të radhës të OSBE-së.

“Kjo mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve lidhur me sfidat bashkëkohore është shndërruar në një traditë të vlefshme dhe është një shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer midis organizatave tona. OKB dhe OSBE janë partnerë të natyrshëm. Si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë në kuadër të kapitullit 8 të Kartës së OKB-së, OSBE-ja është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla. Puna jonë mbështet drejtpërdrejt zbatimin e mandatit global të OKB-së, si dhe axhendën 2013 për zhvillim të qëndrueshëm. Që prej vitit ’93 një kuadër i strukturuar e ka udhëhequr bashkëpunimin tonë të forcuar nga një deklaratë e përbashkët dhjetorin e vitin e kaluar”, – tha ai.

Në vijim, Rama, tha se “gjatë 2020 jam i vendosur si kryetar i OSBE-së për të maksimizuar bashkëpunimin tonë në praktikë. Së bashku mund të përballemi me sfida kyçe të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe të promovojmë respektimin e të drejtave themelore të njeriut si dhe shtetit të së drejtës. Për Shqipërinë marrja e kryesimit të OSBE-së është një ngjarje madhore, që shënon një hap më sipër në lidershipin tonë ndërkombëtar”.

Po ashtu Rama shtoi se “në krye të OSBE-së objektivi strategjik i Shqipërisë do të jetë të mbrojë veprimin dypalësh kur e ndjemë se po sulmohet. Kjo është arsyeja që na nxiti të kryesojmë OSBE-në dhe frymëzon kërkesën tonë në të ardhmen për t’u ulur në këtë këshill të shquar”.

Rama: Veprimtaria e kryesisë shqiptare do të mbështetet në tri shtylla e përparësi

“Numri 1 është të bëjmë dallimin në terren. OSBE e ka provuar kohë pas kohe se mund të dislokohet në mjedise sfiduese të konfliktit dhe paskonfliktit. Ne do të promovojmë punën e organizatës tonë sa më pranë njerëzve tanë. Kësisoj përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit qëndrojnë në krye të axhendës sonë.

Kriza në Ukrainë dhe përreth saj mbetet sfida më e ngutshme e sigurisë në Europë sot. Ndaj kontributi im unik, që jepet nga misioni i posaçëm i monitorimit në Ukrainë për të nxituar paqen, është thelbësor”, – thekson Rama.

Dy javë më parë bëra vizitën time të parë në këtë cilësi në Ukrainë. U takova me presidentin Zelenski dhe me të gjithë udhëheqësit atje dhe i sigurova homologët e mi për të gjithë përkushtimin për të çuar më përpara përpjekjet për paqe, duke çuar më përpara angazhimet e OSBE-së.

“Po kështu do mbështesim përpjekjet në grupin tripalësh dhe në formatin e Normandisë. Fillimi i dialogut në këtë format, si dhe rezultatet e formatit të Normandisë, janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë ende vijon të ketë viktima ndër civilë dhe humbje jete, kësisoj na duhet së pari, të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Ajo çfarë dëgjova nga kërkimet e mia në Ukrainë ishte kërkesa për një monitorim të mëtejshëm nga OSBE në Ukrainën Lindore në kuadër të mandatit të misionit të posaçëm të monitorimit dhe ne do të mbështesim këtë mision monitorimi në zbatimin e plotë të mandatit të vet. Kur udhëtova në vendet e kontaktit pata mundësi të vëzhgoja ndikimin në praktikë të këtij operacioni madhor në terren. Të veprosh, apo si të thuash, duke vepruar në një mjedis sfidues e të paqëndrueshëm, misioni i posaçëm i monitorimit i OSBE-së ofron një kontribut të posaçëm e thelbësor drejt paqes, natyrisht, kontributi unik që jepet nga ky mision thelbësor”, – tha ai.

Më tej Rama shtoi se “duhet natyrisht vullnet politik nga të gjitha palët dhe unë nuk do të resht së bëri thirrje për këtë. Vullneti politik është vërtet kyç për paqen. Këto hapa pozitivë duhet të replikohen dhe të shumëfishohen. Megjithatë përpjekjet e zgjidhjes së konfliktit të OSBE-së janë më të gjëra”.

“Gjatë kryesisë sonë ne mbështesim dhe përpjekjet e bashkëkryetarëve të OSBE-së. Javën e kaluar bisedimet në Gjenevë eksploruan mundësinë apo hapat e mundshëm të ardhshëm për të përgatitur popullsitë për paqe, si dhe u diskutuan parimet dhe elementët që mund të përbëjnë bazën për zgjidhjen e ardhshme të konfliktit në Nagorni Karabak. Duke parë Gjeorgjinë së bashku me Kombet e Bashkuara dhe BE, OSBE-ja është bashkëkryesuese e diskutimeve ndërkombëtare të Gjenevës, ku ne si të thuash e mbajmë dialogun për uljen e shkallëzimit dhe zhvillimin e dialogut në krye të axhendës. Ndërkohë që kanë kaluar 12 vjet qysh prej konfliktit, njerëzit në terren ende janë të prekur nga sfida të sigurisë dhe humanitare, përfshirë dhe kufizimet e lirisë dhe të lëvizjes. Ndërtimi i masave të ndërtimit të besimit në fushën sociale dhe të arsimit i sjell popullsitë nga të dyja anët së bashku. Në fund, do të kontribuojmë për zgjidhjen gjithëpërfshirëse mbështetur në sovranitetin territorial, integritetin e Republikës së Moldovës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht me një status të posaçëm”, – tha Rama.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.