PEKIN – Kina ul tarifimet e produkteve amerikane për 75 miliardë dollarë mallra

PEKIN, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Kina do të ulë tarifimet e produkteve amerikane për 75 miliardë dollarë, deklaroi Ministria kineze e Financave.

Pekini do të ulë tarifat ndëshkuese për importet e SHBA të nisura që prej 1 shtatorit.

Tarifat për disa produkte do të përgjysmohen nga 10 në 5%, ndërsa detyrimet për mallrat e tjera do të ulen nga 5 në 2,5%.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 14 shkurt, në të njëjtën datë që SHBA pritet të ulin tarifat për disa produkte kineze.

“Kina shpreson që të dy palët të mund të respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjen për të forcuar besimin e tregut, të promovojnë zhvillimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe dhe të lehtësojnë rritjen ekonomike globale”, tha Ministria e Financave./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.