NJU JORK – Ulen fitimet e “Twitter”-it, por rritet numri i përdoruesve

NJU JORK, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Rrjeti social Twitter njoftoi se fitimet e tij neto në tremujorin e katërt nga 255 milionë dollarë ranë në 119 milionë dollarë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kompania e teknologjisë me bazë në San Francisko theksoi se kishte realizuar të ardhura neto prej 15 cent për aksion. Fitimet, të rregulluara për fitimet dhe shpenzimet e njëhershme, ishin 17 cent për aksion.

Shërbimi i mesazheve të shkurtra shënoi të ardhura prej 1,01 miliardë dollarë në këtë periudhë që është 11 % më shumë se një vit më parë.

Për të gjithë vitin, Twitter realizoi të ardhura neto prej 1,47 miliardë dollarë.

Me 152 milionë përdorues të përditshëm nga shtatori në dhjetor 2019, rrjeti social regjistroi një progres prej rreth 21% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.