HUNGARI – Mbyllet një pikë kufitare pas fluksit të madh të migrantëve

BUDAPEST, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Policia hungareze theksoi se kishte mbyllur përkohësisht një pikë kufitare me Serbinë për të bllokuar rrugën për një grup të konsiderueshëm migrantësh në këtë pikë hyrjeje në BE, në kuadër të rritjes së përpjekjeve për të kaluar kufirin.

“Kalimi kufitar në rrugën Tompa është mbyllur përkohësisht (…) për shkak të një numri të madh migrantësh pranë krahut serb”, deklaroi sot policia në një komunikatë.

Një oficer i policisë serbe konfirmoi se 100 migrantë ndodheshin në rripin tokësor mes Serbisë dhe Hungarisë.

“Ne protestojmë paqësisht dhe dëshirojmë të lejohemi të vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Europës Perëndimore”, deklaroi një person në faqen informative hungareze HVG.hu./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.