UASHINGTON – SHBA-ja propozon ndihmë për Ankaranë dhe kërcënon Damaskun me sanksione

UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – SHBA-ja propozoi sot ndihmën e saj për Turqinë dhe kërcënoi me sanksione për të detyruar regjimin e Damaskut dhe aleatin rus të ndërpresin ofensivën e ndërmarrë në Siri.

I dërguari amerikan për Sirinë, James Jeffrey u shpreh shumë i shqetësuar përballë konfliktit shumë të rrezikshëm në provincën e Idlebit, në veriperëndimin sirian.

“Ne po parashikojmë sanksione të reja”, theksoi ai për gazetarët pa saktësuar shënjestrën dhe duke lënë të kuptohet se ajo do të jetë Siria.

Sipas James Jeffrey, presidenti amerikan, Donald Trump ka pushtetin, në kuadër të një dekreti presidencial të miratuar vitin e kaluar, për të sanksionuar personat që nuk mbështesin procesin politik dhe veçanërisht armëpushimin./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.