GJERMANI – Adidas mbyll dyqanet në Kinë për shkak të koronavirusit

FRANKFURT, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Prodhuesi i veshjeve sportive “Adidas” ka mbyllur përkohësisht një numër të konsiderueshëm dyqanesh në Kinë për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri, që ka pasur një efekt negativ mbi aktivitetet e tij në këtë vend, njoftoi ai sot.

“Një lëvizje e ngjashme e mbylljeve është vërejtur në rrjetin e saj të dyqaneve eksluzive”, shtoi grupi Herzogenaurach në një deklaratë.

Grupi theksoi se po aplikon udhëzimet lokale duke nënkuptuar se mbyllja e dyqaneve në Shangai, urdhëruar për shkak të festimeve për Vitin e Ri kinez do të zgjatet deri më 9 shkurt.  do të thotë për shembull që mbyllja e dyqaneve të saj në Shanghai, e porositur për shkak të festimeve të Vitit të Ri Kinez, do të zgjatet deri në 9 shkurt.

Adidas numëron në Kinë 500 dyqane me shitje me pakicë dhe një rrjet me rreth 11 500 dyqane ekskluzive.

Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar tashmë një efekt negativ në aktivitetet e tij në Kinë, theksoi grupi bavarez, pa dhënë shumë detaje./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.