Gara për kreun e INSTAT, Këshilli i Ministrave publikon listën me 4 kandidatët

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Këshilli i Ministrave publikoi sot listën e emrave të 4 kandidatëve të kualifikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT-it (sipas rendit alfabetik), janë kualifikuar Elsa Dhuli; Ilda Malile; Jola Kepi; Ledjon Shahini.

Intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më 12 shkurt 2020, në ambientet e Kryeministrisë.

/a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.