FOTO/ Rama me administratorin e USAID: Pas Anti KÇK-së, njësi e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Një njësi e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, do të pasojë paketën “Anti KÇK”.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.

Kryeministri Rama ka takuar Mark Green, administratorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kryeministri thekson se takimi ishte “me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën Anti KÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”.

/gj.mima/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.