TEKNOLOGJI – Luhatet tregu i shitjes së tableteve, rritje e iPads

ROMË, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Tregu i tableteve vazhdon të humbasë terren, pasi  viti 2019 rezultoi me dërgesa në rënie prej 1,5% duke ngelur në kuotën e 144 milionë njësive.

Të dhënat paraprake të analistëve nxjerrin në pah performancën e mirë të kompanisë ”Apple” që ka dyfishuar shitjet.

Vitin e kaluar kompania e Cupertinos tregtoi 49,9 milionë iPads, një rritje prej 15,2%.

”Apple” konfirmoi vendin e parë duke mbajtur mbi një të tretën e tregut botëror me 34,6%.

Në vendin e dytë renditet ”Samsung”-u, që në vitin 2019 arriti të shiste 21,7 milionë tablete, i barabartë me 7,2% të tregut, ndërsa i treti është gjiganti kinez ”Huawei”, me shitje prej 14,1 milionë njësish./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.