SIRI – OKB: Gjysmë milion të zhvendosur në dy muaj

BEJRUT, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjysmë milionë persona janë zhvendosur që prej dy muajsh në veriperëndim të Sirisë, ku pushteti i Bachar al-Assad dhe aleati i tij rus vazhdojnë ofensivën kundër xhihadistëve dhe rebelëve, njoftoi sot OKB.

“Që prej 1 dhjetorit, rreth 520 000 persona janë zhvendosur”, tha një zëdhënës.

”Pjesa më e madhe mes tyre, rreth 80%, janë gra dhe fëmijë”, theksoi David Swanson, një zëdhënës i Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare në OKB./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.