SHBA – “Tiffany” miraton blerjen nga firma luksoze LVMH

NJU JORK, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Aksionerët e kompanisë amerikane “Tiffany” miratuan blerjen e saj nga firma franceze e mallrave luksoze LVMH, njoftoi sot kompania.

“Shumica e aksionerëve të “Tiffany”-t, kryesisht investitorë institucionalë, votuan pro blerjes 16,2 miliardë dollarëshe nga LVMH, marrëveshje kjo e arritur në nëntor”, njoftoi LVMH.

Blerja për 135 dollarë për aksion, është rritur nga 120 dollarë që LVMH ofroi fillimisht në muajin tetor. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.