Rama citon Churchill: Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ “Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi”, shprehet Kryeministri Edi Rama duke përcjellë përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”, një nga shprehjet e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitete botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.