ITALI – Shkencëtaret që izoluan koronavirusin ftohen në Sanremo

SANREMO, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Tre studiueset italiane që izoluan koronavirusin në spitalin Spallanzani të Romës janë ftuar në festivalin e këngës në Sanremo, deklaruan sot burimet.

Transmetuesi shtetëror RAI ka ftuar Rosaria Capobianchi-n, Francesca Colavita-n dhe Concetta Castilletti-n përmes ministrisë së Shëndetësisë në Romë.

Ministria deklaroi se do të ishte e vështirë për të dërguar studiueset në Sanremo për natën e hapjes së festës, por ato mund të marrin pjesë para se të përfundojë ekstravagana vjetore të shtunën në mbrëmje. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.