GJENEVË – OBSH: Koronavirusi i ri ende jo një pandemi

GJENEVË, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksoi sot se epidemia e pneumonisë virale të përhapur në Kinë nuk përbënte për momentin një pandemi.

“Aktualisht, ne nuk jemi në një situatë pandemie, term që aplikohet në një situatë të përhapjes botërore të një sëmundjeje”, deklaroi për shtypin Sylvie Briand, drejtoreshë e Përgatitjes Botërore për rreziqet infektive të OBSH-së.

“Ne jemi në një fazë epidemie me vatra të shumta”, shtoi ajo.

Që prej shfaqjes në dhjetor në qytetin e Wuhanit, në pjesën qendrore të Kinës, koronavirusi i ri ka prekur më shumë se 20 000 persona dhe është përhapur në 20 vende./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.