Eksportet bujqësore drejt Kosovës u rritën me 35%, në vitin 2019

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi u shpreh sot gjatë një interviste televizive se, nga viti 2018 e deri në 2019 eksportet shqiptare bujqësore në vlerë të përgjithshme u rritën me 10% dhe në volum u rritën me 20% më shumë, në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë.

Çuçi tha se, “eksportet bujqësore drejt Kosovës u rritën gjatë kësaj periudhe në vlerë me  35 % dhe sipas tij, ka ardhur si rezultat i vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe”.

“Ne nuk kemi barrë fiskale, ndërsa janë për t’u zgjidhur disa çështje fitosanitare dhe do të finalizojmë disa çështje administrative që mendoj se do të nxisin më tej eksportet shqiptare drejt Kosovës”-, vijoj ministri.

Çuçi theksoi se, Kosova ka avantazhe në industrinë agropërpunuese, eksperiencë të cilën  synojmë ta thithim edhe ne. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.