BRUKSEL – PPE zgjat pezullimin e partisë së Orbanit

BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të zgjasë pezullimin e Fidesz, partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban, sipas burimeve nga Brukseli.

Sidoqoftë, dialogu vazhdon dhe burime pranë PPE-së saktësojnë se nuk do të ketë asnjë vendim për këtë çështje të paktën deri në kongresin tjetër.

“PPE sapo vendosi të zgjasë pezullimin e Fideszit”, njoftoi në Twitter nënkryetari i Partisë Popullore Europiane, Siegfried Muresan.

“Marrëdhëniet në të ardhmen do të varen plotësisht nga zhvillimet në Hungari. Askush nuk mund të bëni kompromise me vlerat europiane dhe PPE-në”, shtoi ai.

”PPE nuk ka marrë ende një pozicion mbi dëbimin e Fidesz nga familja politike dhe mund të vendosë që të shtyjë vendimin për një datë të mëvonshme’’, deklaroi Donald Tusk./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.