Vokshi: Hemodializa është jetike të mos monopolizohet

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha se “hemodializa është jetike, por duhen rishikuar termat që kur ulet çmimi në rajon të ulet dhe këtu dhe të mos monopolizohet”.

Në një intervistë televizive, Vokshi u shpreh se, “për laboratorët është një tjetër koncesion korruptiv. Rast unikal në botë që të gjitha laboratorët t’i jepen privatit, sepse 70%-80% e diagnozës bëhet nga analiza. Duke ia dhënë privatit e shkëput nga publiku. Ai do të shtojë numrin e analizave ose të ulë cilësinë se do fitimin. Kjo është filozofia e privatit. Do vazhdojmë t’i kundërshtojmë pavarësisht padive që na bën Rama apo gjobat, ne e kemi premtim tonin që këto koncesione korruptive do anulohen, paratë do t’u shkojnë qytetarëve”.

“Çdokush që ka shkelur ligjin të mbajë përgjegjësi, të marrë dënimin e dënuar. Koncesione të tjera kaq abuzive nuk duhet të jepen më. Abuzuesit të shkojnë para drejtësisë”, tha ajo.

“Detyrohet që të jap gjakun e vetë ose të familjarëve. Këto raste janë denoncuar, është fare e lehtë për të parë mostrat e analizave, SPAK ta hetojë. Madje ka pacientë që kryejnë check-up tre herë në vit, ndërkohë që duhet ta bëjnë një herë në vit”- deklaroi Vokshi. e.xh/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.